“Pas vështirësive …”- Mes pandemisë që “gjunjëzoi” botën, çifti i vendosin binjakëve të porsalindur emrat ‘Corona’ dhe ‘Covid’. Tregojnë arsyet

Apr 3, 2020 | 11:02
SHPËRNDAJE

Pandemia e koronavirusit mund të ketë gjunjëzuar botën në gjunjë. Por kjo gjë nuk e ka penguar një çift në Chhattisgarh që ti vendoste binjakëve të tyre të porsalindur emrat ‘Corona’ dhe ‘Covid’.

Këto dy fjalë për të tjerët mund të ngjallin frikë dhe panik në mendjet e tyre. Por çifti ka vendosur që ‘Corona’ dhe ‘Covid’ të jenë fjalë gëzimi dhe bekimi për ta.

Sipas tyre fjalët simbolizojnë triumfin e ardhjes në jetë të binjakëve, një vajzë dhe një djalë, mes vështirësive ndërsa vendi është izoluar për shkak të koronavirusit, që ka shkatërruar jetën normale të njerëzve.

Prindërit thanë se emrat do t’i kujtonin vështirësitë që kaluan mes izolimit, përpara se të vinin në jetë binjakët në një spital në Raipur.

Sidoqoftë, çifti thanë se mund ta ndryshojnë vendimin e tyre në të ardhmen dhe mund ti vendosin emra të tjerë fëmijëve.

“Unë u bekova me binjakë, një djalë dhe një vajzë, në orët e para të 27 marsit. Djalin e quajtëm Covid dhe vajzën Corona,”- tha nëna 27-vjeçare Preeti Verma.

“Lindja e fëmijëve erdhi pasi unë dhe bashkëshorti u përballëm me vështirësi dhe për këtë arsye donin ta bënim këtë ditë të paharrueshme. Edhe pse virusi është i rrezikshëm për jetën e njerëzve bëri që njerësit të përqëndroheshin tek higjiena.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura