“Pas vdekjes së vëllait, zuzarët…”- Kunati rrëfen takimin me Zhaneta Josifin: I fola, por më nxorën nga shtëpia. Do kishim përmbysur pallatin nëse…

Jul 6, 2020 | 12:44
SHPËRNDAJE

Kunati i Zhaneta Josifit, ka rrëfyer momentin kur i ka shkuar në shtëpi viktimës disa vite më parë, por është nxjerrë jashtë nga vajzat, nën akuzën se ai i kishte vrarë babain.

Në emisionin me “Zemër të Hapur”, kunati i të ndjerës Zhaneta Josifi ka treguar se para vdekjes së burrit, familja besonte tek protestantët, por me pas ishin zhgënjyer. Me vdekjen e babait të vajzave, ato kishin ndryshuar besimin dhe ata që ai i quan zuzarë i kishin ndryshuar botëkuptimin.

Ai ka treguar se pas ardhjes në Tiranë, familja ka qenë në gjendje të mirë ekonomike, pasi dy vajzat punonin në punë të mirëpaguara, ndërsa Zhaneta pastronte shtëpi. Më tej Dhimo ka treguar se pasi kishte marrë vesh që vajzat i ishin bashkuar një tjetër besimi i kishte shkuar në shtëpi me djalin dhe gruan, por ishte përzënë prej aty.

Më pas kishte tentuar që të mbante lidhje me to nëpërmjet vëllait dhe motrës së viktimës, por edhe ata ishin përzënë nga shtëpia.

Kishin botëkuptim tjetër pas vdekjes së vëllait. Ka influencuar botëkuptimi i këtyre zuzarëve. Në atë kohë kanë qenë me protestantët, kur ishte vëllai gjallë. Pastaj dolën të zhgënjyer edhe kaluan në një tjetër. Ne kërkuam se me kë ishin bashkuar, por nuk e gjetëm dot. Janë mafiozë.

Blerta kishte punuar në një kompani celulare dhe kishte rrogë shumë të mirë. Punën e ka lënë shumë shpejt, ka 6-7 vite. Na tha se e kam lënë se u bë reformë, por tani mendojmë se e ka lënë për këtë punë. Nuk ishin keq nga ekonomia, toka kishin, s’kishte probleme ekonomike, por problemi ishte tek botëkuptimi.

Kur mora vesh që po bëhej kjo punë, vajta në shtëpi me djalin dhe gruan dhe pasi bëmë muhabet u mërzitën dhe na thanë ne në punën tonë dhe ju në tuajën. Thanë ti ma vdiqe babanë.

Ndërtova një punë, te mbaja lidhje, mes vëllait të saj dhe motrës. Nuk mbaja kontakt vetë direkt, por nëpërmjet tyre. Edhe atë e nxorën jashtë.

Po ta dinim se do ndodhte një gjë e tillë, jo derën po pallatin do kishim përmbysur. Vëllait i premtuan se ne 25 dhjetor do dalim për krishtlindje. Pastaj i nisa të motrën, asaj i kishin nënë në fund të majit.

Pastaj i thash shko e thoji që Dhimo do shkojë në polici, por ato kishin mbaruar të treja. Nuk na kishte shkuar në mendje se mund të ndodhte një gjë e tillë”, tha kuanti i Zhaneta Josifit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura