Pas vdekjes së Toto Rinës, nisin zgjedhjet për kreun e Cosa Nostras, por ndodh e papritura

Nov 21, 2017 | 22:43
SHPËRNDAJE

Policia italiane prish zgjedhjet në kupolën e Cosa Nostras. Të paktën 27 persona kanë përfunduar në pranga nën akuzën e pjesëmarrjes në organizata mafioze, kërcënime me jetë, biznese abuzive, trafik droge dhe transferime të jashtëligjshme pasurish.

Prej kohesh kishin nisur hetimet, sipas të cilave rezulton se Cosa Nostra ka një mekanizëm të mirëfilltë elektoral për të zgjedhur krerët e rinj drejtues apo dhe ndryshimet në strukturat.

TOTO RINA PRINT

Operacioni i policisë së Palermos në orët e para të mëngjesit, ka zbuluar edhe riorganizimin e brendshëm të familjes mafioze Santa Maria Di Gesu dhe aftësitë e saj për infiltrim në strukturat ekonomike lokale.

Brenga familjes mafioze zhvillohen zgjedhje të mirëfillta për drejtuesit. Mjafton një ngritje dore në shenjë pohimi për të dhënë aprovimin e çdo anëtari, ndërsa procedurat e përzgjedhjes dhe propozimet janë privilegj vetëm i kreut të Familjes apo këshilltarit të tij./klantv

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura