“Pas vdekjes së saj, çdo kafe që pi është e hidhur”-Moderatorja Jonida Shehu tregon dhimbjen pas humbjes së nënës: Jam akoma në vorbullën e … S’di si do ia bëj

Sep 21, 2021 | 13:58
SHPËRNDAJE

Moderatorja e njohur, Jonida Shehu humbi nënën e saj rreth një muaj më parë.

Ajo bëri publik lajmin për ndarjen papritur nga jeta të nënës, në një postim në rrjetet sociale ku shkruante: “Mama iku dhe sdi me si jetohet pa te. Shpirti im”, shoqëruar me një foto ku kërcenin së bashku.

jonida shehu (1)

Jonida Shehu ka kujtuar me dhimbje ritualin e pirjes së kafes me mamanë e saj e ftuar në “Vila 24”. Moderatorja u shpreh se çdo kafe që pi, pas vdekjes së saj, është e hidhur dhe kjo do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

“Vazhdoj të pi kafe të hidhura cdo ditë. Jam akoma në vorbullën e një ngjarjeje shumë të hidhur. Kam humbur nënën time, nuk është bërë akoma një muaj. Kështu që të gjitha kafet që unë vazhdoj pi, janë shumë hidhura për shkak të mungesës së saj dhe besoj që kjo do të vazhdojë gjatë, për momentin nuk dua ta mendoj sesa gjatë do të shkojë kjo shije e hidhur e kafes dhe mungesa e saj.

jonida shehu (5)

Shumicën e kohës, I vetmi njeri me të cilin pija kafe qetësisht ishte mami im. Sepse ditët e para kur vajza ishte e vogël, ajo vinte në shtëpi për ta mbajtur. Unë jam pak gjumashe dhe më pëlqen gjumi mëngjesit, mami vinte aty dhe më bënte edhe kafen, kur vinte thoshte ngrihu, I thosha dhe 5 minuta, kur bënte kafen ishte e sigurt që do ngrihesha ta pinim bashkë. Rituali vazhdoi edhe kur vajza shkoi në kopësht apo ia dërgoja në shtëpi për ta mbajtur sepse në kohën e pandemisë nuk vinte më tek unë. S’doja të lëvizte, kështu preferoja t’ia dërgoja vajzën atje. Pinim kafe në distancë, jo shumë afër. Ky ritual ishte dy herë në ditë, kur e dërgoja dhe e merrja vajzën. Për këtë pjesë nuk e di sesi do ia bëj në vazhdim”, u shpreh Jonida Shehu.

/Panoramaplus.al

jonida shehu (6) jonida shehu (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura