Pas Vasilika Hysit një tjetër deputete jashtë listave të PS/ Edi Rama zbulon emrin: Solli vlera dhe kontribute për 12 vite

Mar 8, 2021 | 16:16
SHPËRNDAJE

Pas tërheqjes së Vasilika Hysit edhe Eglantina Gjermeni, nuk do të jetë më pjesë e listave për deputete të Partisë Socialiste.

rama

Lajmi u konfirmua nga vetë kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e cilësoi Gjermenin një aktiviste shembullore që solli vlera e kontribute të reja për 12 vite në Partinë Socialiste.

“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”, tha sot kreu i qeverisë.

Eglantina Gjermeni ka qenë një politikane aktive në selinë rozë gjatë mandatit të parë qeverisës, ku ka mbajtur detyrën e Ministres për Zhvillimin Urban.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura