Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar “bëhet i gjallë” Gruevski, jep këtë mesazh

Nov 13, 2018 | 13:39
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ndaj të cilit është shpallur flet-arrest kombëtarë, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në facebook, shkroi se aktualisht qëndron në Budapest dhe se ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze.46098209_196427827899303_3215666916735582208_n-1

“Ditëve të fundit kam marrë numër të madhe të kërcënimeve për jetë. Unë jam në Budapest dhe kam kërkuar azil politikë nga autoritete Hungareze. Gjithmonë do t’i jem besnik kauzës për Maqedoninë, asnjëherë nuk do të heq dorë”.

Urdhër arresti ndërkombëtar për Gruevskin, dyshohet se ka ikur në …

Ministria e Puneve te Brendshme te Maqedonise njofton se tashme ka leshuar urdher arresti nderkombetar per ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

gruevski-ne-gjyq-0905-1_1536137162-4497015

Vendimi eshte marre pas dyshimeve se ai mund te kete lene vendin dhe te jete larguar jashte shtetit per t’i shpetuar prangave.

Mbrëmë Policia e Maqedonisë disa herë ka tentuar ta gjejë Gruevskin në shtëpinë e tij dhe selinë e partisë, por pa sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia aksion për ta arrestuar, ish-kryeministri Gruevski ka ikur në …

Një gjykatë maqedonase lëshoi mbreme një urdhër-arresti ndaj ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i cili nuk u paraqit për të vuajtur dënimin me burg nën akuzë për shpërdorim detyre, njoftoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

hk-696x392

Policia e Maqedonisë është vënë në kërkim për ta arrestuar ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Por, sipas informacioneve nga tereni “Zhurnal” mëson se përveç që po i kontrollon autmjetet që hyjnë e dalin nga garazhet e VMRO DPMNE-së, ata po kërkojnë edhe në disa lokacione tjera në Shkup, në mesin e tyre në lagjen Autokomandë dhe për rreth ambasadës së Hungarisë.

Jozyrtarisht “Zhurnal” mëson se Gruevski ka mundur të udhëtojë drejt Hungarisë, ku mund do të kërkojë azil politik. Policia aktualisht po pret që të marrë urdhër për t’u futur në zyrat brenda VMRO DPMNE-së, por ende nuk ka marrë një leje të tillë.

Urdher arresti 

Mediat lokale, raportojnë se policia ka nisur një aksion për arrestimin e 48-vjeçarit. Efektive të policisë kanë bastisur edhe banesën e ish-shefit të qeverisë maqedonase, por deri më tani, nuk është raportuar arrestimi i tij.

Gruevski duhet të paraqitej në burgun e Shutkës për të shlyqer dënimin me dy vite burgim për rastin “Tank”, por nuk ishte i disponueshëm për autoritetet gjyqësore. Në këto kushte, u lëshua urdhër-arresti.

policiaaa

Ish-lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, qeverisi vendin nga periudha 2006-2016. Ai u dënua në Apel në muajin tetor për blerjen për përdorim personal të një mjeti ”Mercedes” me vlerë 600.000 euro, të paguar nga fondet publike.

Arrestimi i i tij u kërkua nga një gjykatë e Shkupit pas skadimit të afatit të caktuar për politikanin, sot deputet, për tu paraqitur në burg pas përfundimit të shqyrtimit të të gjitha rekurseve.

“Ministria ka marrë urdhër nga gjykata kryesore e Shkupit për arrestimin e Gruevskit”, deklaroi Toni Angelovsvki, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura