Pas tre vitesh bashkë, Elon Musk dhe partnerja e tij i japin fund lidhjes! Ja cila është arsyeja

Sep 25, 2021 | 8:42
SHPËRNDAJE

Elon Musk dhe partnerja e tij, Grimes, janë ndarë pas tre vitesh së bashku. Sipas “People”, ishte themeluesi i “SpaceX” që konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë të ndarë”.

elon musk (3)

Ai tha se i ruajnë ende marrëdhëniet e mira dhe vazhdojnë të jenë bashkë si prindër të djalit të tyre 1-vjeçar, X Æ A-Xii Musk.

Ne jemi gjysmë të ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Puna ime në ‘SpaceX’ dhe ‘Tesla’ kërkon që unë të jem kryesisht në Teksas ose të udhëtoj jashtë shtetit dhe puna e saj është kryesisht në Los Anxhelos. Ajo po qëndron me mua tani dhe bebi X është në dhomën ngjitur,“- tha Musk.

elon musk (1)

Musk dhe Grimes mirëpritën djalin e tyre në maj të vitit të kaluar.

Ata u panë për herë të fundit bashkë në “Met Gala 2021”, në fillim të këtij muaji, kur Grimes kaloi vetëm në tapetin e kuq, pasi Musk iu bashkua asaj më vonë.

elon musk (4) elon musk (2)

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/