Pas thirrjes së Kryemadhit për protesta, del marshi: Pas burrneshës të gjithë, piktori i jeshiles po na rrjep, shiti shokët për… (VIDEO)

Aug 25, 2018 | 15:23
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi paralajmëroi protesta në shtator me mesazhin e forte: “Duhet të ringjallim shpresën, po eliminohet popullsia shqiptare”, LRI ka nxjerr edhe himin e “betejes”. Ne kete video postuar ne rrjetet sociale mund te degjoni himin e ri, qe ata e kane quajtur “Marshi i rinise shqiptare”.

Marshi i LRI

• Çohuni djem o edhe vajza
se rinia eshte e para
mbas BURRNESHES shkoni te gjithe
ta rrezojme kete qeveri.
Shiten det e falen toka
por Shqiperia eshte e jona.
• Ne dore te piktorit slehet vendi ai nuk eshte nje burre shteti
• Çohuni djem o edhe vajza se rinia eshte e para
• O piktor i jeshiles
shite shoket per karrike
Saje qorri ku je ti ?
Edi Rama te shiti ty.
• Nuk shef arsim ne vendin tone shef vec parcela me droge.
• Shqiperi moj sa durove?koncesionet spo mbarojne
• Taksa ktej taksa andej
ky piktori po na rrjep
• Cohuni burra cohuni gra
Gjithe rinia ne na la
thone te ardhme ketu nuk gjejne
• Mafie ketej mafje andej
• Shqiperi moj zonje e rende
ku dot shkoje ky halli jot ?
• Ne nuk ikim nuk te leme
piktori ketu nuk ka vend
• Te iki ai nga vendi jone
eshte e jona shqiperia meme.

Videon e të rinjve të LRI ku këndojnë këngën e ka shpërndarë dhe Berisha i cili shkruan: Rinia do permbyse narkoshtetin! Nje shtator i tmerrshem per Noriegen dhe narkoqeverine e tij. Nderim te rejave dhe te rinjve te vendit! Fitore! sb

berisha

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura