Pas thirrjes për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Rama i kthen përgjigje Bashës: Ne e dimë punën tonë, mirë do ishte që…

Mar 23, 2020 | 15:27
SHPËRNDAJE

basha rama

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kreut të opozitës Lulzim Basha i cili sot bëri thirrje që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ndërkohë që ka kërkuar që të merret si masë mbyllja e bizneseve me prani të madhe punonjësish.

Në një lidhje direkte me News24, Rama tha se qeveria e di punën e saj.

“Kjo është relative e vjen gjithmonë në të gjitha herët për të gjitha rastet por sic ndodhi dhe me tërmetin ne e dimë shumë mirë punën tonë, do ishim të lumtur të na vinte ndonjë thirrje që na ndihmon e jo thirrje që ndonjëherë edhe na pengojnë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura