Pas tërmetit, UET shtyn sezonin e provimeve në datat 10-14 dhjetor

Nov 28, 2019 | 14:08
SHPËRNDAJE

Universiteti Europian i Tiranës ka njoftuar shtyrjen e sezonit të parë të provimeve nga datat 2-7 dhjetor për në datat 10-14 dhjetor.

uet

Lajmin e ka bërë të ditur vetë rektorja e Universitetit, Nevila Nika se cila njofton se shtyrja është bërë në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur nga qeveria shqiptare për shkak të tërmetit që preku vendin të martën.

Ndër të tjera Nika shkruan se stafi i UET do t’i vijë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Mesazhi i Rektores së UET, Prof Dr. Nevila NIKA: 

Të nderuar studentë të UET! Në situatën e krijuar dhe në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme, të shpalluar nga qeveria shqiptare, ju njoftojmë se UET- Universiteti Europian i Tiranës vendosi të shtyjë sezonin e provimeve të pjesshme të semestrit të parë, nga datat 2- 7 DHJETOR për në datat 10- 14 DHJETOR.

Shqipëria dhe bashkëqytetarët tanë, në zonat e Tiranës Durrësit dhe Krujës janë duke përjetuar orë dhe ditë të vështira, nga më të vështirat në historinë tonë të tre dekadave të fundit. Fatkeqesia natyrore e tërmetit të së martës, inercia dhe pasojat e tij janë për koshiencën tonë kolektive, prova të vështira të ekzistencës sonë dhe të jetës sonë shoqërore.

Duke qenë pranë çdo familje që ka humbur të dashurit e tyre; duke qenë mbështës të kujdo që është dëmtuar në jëtë fatkeqësi, psikologjikisht, fizikisht apo ekomikisht, stafi i UET, uron që së bashku të gjejmë kurajon dhe forcën shpirtërore për tu ringritur. Ne si universitet, do të ndërmarrim iniciativat tona për t’iu gjendur sadopak në ndihmë të dëmtuarve nga kjo fatkqësi me kapacitetet e specializimin e personelit tonë akademik.

Sakaq, ne besojmë se shpresa dhe ideja e të ardhmes është triumfuese ndaj fatkeqesie të momentit, duke na bërë gjithaq me reflektues për sfidat e të ardhmes për shoqërinë tonë, për faxën tonë të re të zhvillimit, për pērgjegjshmëri në çdo sferë të jetës së vendit, për realizëm dhe për kurajo për të ardhmen. Edhe një herë, solidaritet, mbështetje dhe kurajo për këdo që kjo fatkqesi ka prekur në çdo lloj forme! Kurajo dhe shpresë për të ardhmen!

Profesor, Doktor Nevila NIKA, rektore e Universitetit Europian të Tiranës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura