Pas tërmetit 5.9 që goditi rajonin lindor të Turqisë, eksperti turk paralajmëron se në zonë mund të ketë edhe….

Feb 23, 2020 | 12:41
SHPËRNDAJE

Pas tërmetit që ra mëngjesin e sotëm në zonën e Vanit në Turqi, ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë lëkundje të tjera.

TgzZF_1582442965_4511_w750_h562

Eksperti i katastrofave, Assoc. Dr. Yıldırım Güngör tha se lëkundja e sotme është e zakonshme për këtë rajon. “Unë mund të them shumë qartë se çdo tërmet, nuk është i kualifikuar për të shkaktuar një tërmet në Turqi”- tha ai pas lëkundje me magnitudë 5.9 që ndodhi që ndodhi në kufirin midis Iranit dhe Turqisë.

Güngör paralajmëroi se dridhje të tilla mund të shkaktojnë ortekë duke qenë se në zonë ka dëborë. Edhe Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe Kerem Kınık gjithashtu tha, “Tërmetet mund të shkaktojnë ortekë dhe rrëshqitje të dheut. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm sidomos në rajonet ku ekziston një rrezik orteku në Van Başkale.” tha ai.

Tërmeti i sotëm ka lënë pas të paktën 8 të vdekur, dhe qindra mijëra shtëpi të shkatërruara. 13 ekipe kërkimi dhe shpëtimi nga xhandarmëria e rrethit AFAD dhe Başkale dhe 112 ekipe të urgjencës u dërguan në zonën e prekur.

Gjithashtu, 144 tenda të tipit familjar u dërguan nga depoja e logjistikës në Van për të strehuar banorët e prekur, të cilët ndodhen në kushte të vështira për shkak të pranisë së dëborës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura