Pas tensioneve me policinë, Ervis Martinaj braktis spitalin privat, do vijojë mjekimin në…

Oct 9, 2018 | 23:28
SHPËRNDAJE

Pas informacioneve se oficerët e Policisë së Burgjeve kishin kërkuar që Ervis Martinaj të largohej nga spitali privat dhe të  vijonte mjekimin në spitalin e burgut, mësohet se i plagosuri ka vendosur të largohet vullnetarisht.

Sot në mbrëmje Martinaj ka vendosur që të braktis spitalin privat dhe të mjekohet në spitalin e burgut.

Tensione në spitalin privat/ Policia tenton të marrë Ervis Martinajn, por kundërshtohet nga…

Punonjësit e policisë së burgjeve kanë tentuar sot të marrin të plagosurin Ervis Martinaj, pasi sipas tyre gjykata për të ka vendosur arrest me burg për 30 ditë, por janë penguar nga punonjësit e spitalit privat.

Ervis Martinaj
Ervis Martinaj

Gazetarja e News 24 raportoi në emisionin ‘Dritare me Rudinën’  se policia ka tentuar të shoqërojë të plagosurin në spitalin e burgut, por mjekët nuk kanë lejuar pasi gjendja e tij është e rëndë.

Po ashtu mësohet se tentativa e marrjes së Martinajt për në spitalin e burgut ka kaluar me tensione mes bluzave të bardha dhe policëve.

Rudina

Martinaj mbeti i plagosur të enjten në një lokal në Bllok, ku mbeti i vrarë dhe një miku i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura