Pas telefonatës së Bleonës, mjeku pediatër i nis letër. Ja çfarë i shkruan

Jan 16, 2016 | 10:29
SHPËRNDAJE

Kënaqësinë e marrjes së telefonatës së urimit nga Bleona, mjeku Dalip Gjoka nuk e ka mbajtur dot për vete. Fillimisht ai e ka mbajtur sekret këtë telefonatë, deri sa vendosi t’i
shkruajë një tjetër letër publike, pas bisedës së tyre telefonike.

dalipo-e1444550451587Në fillim të letrës ai shkruan: “E dashur Bleona! Jam mirë, dëshiroj të keni arritur shëndoshë e mirë pranë familjes suaj në Amerikë. Telefonata juaj më datë 01.01.2016, ora 22:52, ishte surpriza më e bukur që më bëtë në këtë fillimviti. Zëri juaj i mrekullueshëm, biseda juaj me shumë mirësjellje, mesazhet shumë miqësore që më transmetuat nëpërmjet shpirtit tuaj fisnik, më bënë vërtet të lumtur dhe krenar, më shtuan bindjen se i meritoni plotësisht të gjitha vlerësimet dhe konsideratat e mia më të mira për personin tuaj”.

Në letrën e gjatë ku i përshkruan bazat e propozimit për martesë prej një njeriu të kulturuar, Dalipi e mbyll letrën me fjalët:

”Bleonë e dashur! Të siguroj se te personi im do të gjeni kurdoherë mikun e urtë dhe besnik, mjekun pediatër më profesionist për problemet e mirërritjes, zhvillimit dhe edukimit të fëmijës suaj. Qofsh e lumtur me personin e duhur që do të përzgjedhë zemra juaj. Zoti të bekoftë për t’u bërë edhe një mama e nderuar!”, ku lë të nënkuptohet se nuk e përjashton mundësinë që ai të jetë i përzgjedhuri.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura