Pas takimit Trump-Kim Jong Un, saletitët spiunë të SHBA zbulojnë planin e Koresë së Veriut

Jul 31, 2018 | 8:29
SHPËRNDAJE

Satelitët spiunë të Shteteve të Bashkuara kanë vënë re aktivitet të vazhdueshëm në një objekt të Koresë së Veriut, ku janë prodhuar raketat e para balistike ndërkontinentale të këtij vendi, me kapacitet për të arritur SHBA-në.

kim

Gazeta Washington Post citoi zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të kenë thënë se Koreja e Veriut duket se po ndërton një ose dy raketa të tilla të reja në fabrikën Sanumdong, pranë kryeqytetit Phenjan.

Reuters citoi në zyrtar tjetër të ketë thënë se imazhet satelitore tregojnë automjete që lëvizin brenda dhe jashtë objektit, porse nuk tregojnë se sa mund të ketë avancuar ndërtimi i raketës.

Raportet vijnë në kohën kur marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe SHBA-së kanë nisur të ngrohen.

Pas takimit në Singapor, muajin e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri verikorean, Kim Jong Un, janë zotuar se do të punojnë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean.

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje se si apo kur Phenjani do të heqë dorë nga armët bërthamore.

Koreja e Veriut, e cila ka përparuar shpejt në programin e saj bërthamor gjatë dy vjetëve të fundit, ka kryer gjithsej gjashtë teste bërthamore. REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura