Pas takimit me Ramën, Erdogan pret Vuçiç-in në Ankara/ Mediat serbe zbardhin detaje: Do nënshkruhen marrëveshje mes dy vendeve

Jan 18, 2022 | 10:22
SHPËRNDAJE

 

Pas vizitës në Shqipëri ku u takua me kryeministrin Edi Rama, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të presë sot në Ankara homologun serb Aleksandar Vuçiç.

erdio

Ky i fundit do të zhvillojë sot një vizitë njëditore në Turqi,  ku do të marrë pjesë në seancën e tretë të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Turqisë.

Me atë rast do të nënshkruhen disa marrëveshje me rëndësi për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Median i presidentit serb.

Në mbledhje do të shqyrtohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet Turqi-Serbi dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gjithashtu do të shkëmbehen mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, në radhë të parë në Ballkan, mbi bazën e të kuptuarit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

Kujtojmë që gjatë vizitës së tij në Beograd në muajin gusht, ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu tha se marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Serbi kanë arritur nivelin më të mirë në histori.

Kujtojmë që një ditë më parë, Erdogan theksoi lidhjet vëllazërore mes Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa kërkoi hapa konkretë dhe vendimtarë kundër FETO-s, e cila konsiderohet nga presidenti si organizatë terroriste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura