Pas takimit me Ramën e Zaevin, Vuçiç thotë se kanë arritur shumë marrëveshje konkrete

Dec 20, 2019 | 21:56
SHPËRNDAJE

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, ka thënë se është ndarë i kënaqur me takimin me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, takim i cili është mbajtur sonte në Tiranë, dhe ka shtuar se “janë arritur marrëveshje konkrete për shumë gjëra”.

rama vucici zaev 2

“Këtë që po e bëjmë është rrugë vizionare dhe është diçka që edhe Beogradit, edhe Shkupit e edhe Tiranës do t’i sjellë zhvillim, më shumë para, standard më të mirë të jetesës, qëndrim dhe mbijetesë për popujt tanë në vatrat e tyre, e jo vetëm ikje jashtë vendit me barkun zbrazët”, tha Vuçiç për gazetarët pas takimit, raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”, transmeton Koha.net.

Ai tha më tej se takimi i radhës do të jetë në Beograd në fund të janarit dhe vlerësoi se “do të jetë historik” për atë se çfarë do të bëhet deri atëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura