Pas takimit me Lu, Basha: Partnerët ndërkombëtarë janë të alarmuar. Rama: Vajmedet PD

Sep 4, 2015 | 17:15
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas akuzave të bëra nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për dekonspirime të aksioneve kundër trafikut të drogës, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

basha4444

Në një koment të publikuar në profilet e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se PD mbron një të kërkuar për trafik droge.  ”Vajmedet PD te ka mbetur ta shpallesh pishtar demokracie perdhosesin e uniformes blu qe kerkohet nga policia per bashkepunim ne trafik droge”,-thuhet në publikimin e kryeministrit Edi Rama.

Më herët, kreu i opozitës Lulzim Basha ka denoncuar për të dytën ditë me radhë ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Numri dy i vendit, Ilir Meta, është zbuluar se ka marrë rryshfet nga një kompani e bekuar prej tij. Faktet janë bërë publike, rryshfeti i tij është paraqitur si argument në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë nga zyra ndërkombëtare e avokatisë, e qeverisë shqiptare. Ministri i Brendshëm akuzohet nga Dritan Zagani, oficer i lartë i policisë, i angazhuar për vite në luftën anti-drogë, si kumbari i bandave të narkotikëve në Jug, kryesisht në Vlorë. Fakte dhe prova kanë dalë në publik. Mjetet private të Ministrit janë përdorur prej kushërinjve të tij Habilaj që njihen si kokat e trafikut. Aksionet antidroge të policise jane dekonsipuar në mënyrë të përsëritur, duke ndihmuar trafikantet e duke vënë në rrezik jetën e oficerit e familjes së tij”,- ka theksuar Basha në një deklaratë për mediat.

Teksa ngre pyetjen: “Quo Vadis Shqipëria”.

Dekarata vjen vetëm pak minuta pasi kishte përfunduar takimin me ambasadorin amerikan Donald Lu, dhe Basha shprehet:

“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të alarmuar. Ndërkohë që këto ngjarje të rënda ndodhin, Edi Rama i thotë marshalla krimit e korrupsionit, ndan hesapet me ortakët e zyrtarët e tij, dhe i sulet si bishë të pamundurve”.

Partia Demokratike the kreu i demokratëve, “nuk do të lejojë që vendi ynë të përfundojë në republikë me standardet e Mugabes për korrupsion e me rekordet kolumbiane për drogë. Nuk kemi për ta lejuar. Jemi më të fortë e më të vendosur se kurrë bashkë me qytetarët e vendit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura