Pas takimit me Kerry-n Basha fton Ramën të mbyllin reformën në drejtësi

SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry. Pasi e falënderoi Kerry-n për vizitën dhe për kohën që i kushtoi opozitës.

Basha tha se PD-ja do të ecë përpara me reformën në drejtësi, por vetëm sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Gjithashtu, lideri i PD-së garantoi se opozita do të jetë gjithnjë në krye të pëprjekjeve për ruajtjen e standardeve të demokracisë.

Ai përmendi reformën për dekriminalizimin e parlamentit, si një nga arritjet që pa ndihmën e opozitës nuk mund të kryhej.

“Në këtë moment kyç falënderoj shumë Presidentin Obama dhe sekretarin Kerry për mbështetjen dhe vizitën. I sigurova z. Kerry se PD-ja do jetë në krye të përpjekjeve të ruajtjeve të standardeve dhe të të drejtave të njeriut. Dhe ashtu sikurse ne qeverisje ashtu edhe në opozitë do të jetë gjithnjë sic ishte rasti i dekriminalizimit.

Dhe nuk do të kishte përfunduar me sukses, pa ndihmën tonë”, tha Basha.

Ndërsa ne nje prononcim per Top-Channel, Basha ftonte mazhorancen qe te mbyllnin reformen ne drejtesi.

Kreu i PD-së tha se amerikanët na mbështesin por jo për struktura që nuk bazohen në rekomandimet e pranuara ndërkombëtarisht të Komisionit të Venecias.

“SHBA-të nuk kërkojnë mbështetjen e një strukture që nuk bazohet në parimet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Gjithsesi, dera ime mbetet e hapur për të biseduar mbi këtë reformë, për t’u ulur sa më parë në diskutime për t’i dhënë formë përfundimtare reformës në drejtësi, paketë, pjesë e së cilës është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit”, tha Basha.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

1 KOMENT

Comments are closed.