Pas takimit 45 minuta me Ramën, Xhafaj njofton konferencën urgjente

May 16, 2018 | 16:46
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Fatmir Xahafaj ka njoftuar mbajtjen e një konference pasditen e sotme. Xhafaj njofton se në orën 18:30 do të dalë në konferencë për shtyp.

“Sot ne ora 18:30, ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj do te mbaje nje konference per media ne sallen e MB. Ju ftoj te merrni pjese!”, shkruan zyra e shtypit.xhafaj

Me herët sot Ministr Xhafaj ka zhvilluar një takim koke me koke i cili ka zgjatur rreth 45 minuta me kryeministrin Edi Rama sot në Kryeministri, pas deklaratave të shefit të qeverisë i cili nuk e lëshoi në atë që e quajti “gojët e ujqërve”, teksa flitej për një shkarkim të mundshëm ose dorëheqje të ministrit Xhafaj.

Takimi vjen pasi Rama tha se ministri Xhafaj nuk ka përgjegjësi morale jo e jo por as politike ne lidhje me akuzat e bera nga PD per vellane e tij Agronin, i cili sot eshte vetedorezuar te autoritetet italiane per te kryer denimin me burg qe eshte dhene ne shtetin fqinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura