Pas sulmit të mbrëmshëm në aeroportin e Stambollit, me pasojë së paku 41 viktima, Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas ka njoftuar se nuk do të zhvillohet fluturimi i parashikuar nga Tirana drejt Stambollit.
Në faqen zyrtare aeroporti njofton se nisja drejt “Istanbul / Stamboll (TR) me Turkish Airlines i orës 09:25 është anuluar”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al