Pas sulmeve në Paris, ‘Brigadat e Kuqe’ kërcënojnë Tahirin: Tani e keni radhën ju

Nov 14, 2015 | 13:32
SHPËRNDAJE

E-mail kërcënues ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Mesazhi për ministrin është bërë përmes postës elektronike dhe mban si dërgues “Brigadat e Kuqe”.

E-maili është dërguar paraditen e sotme në orën 10:44 dhe u njoftua nga portali Opinion.al, që publikoi edhe përmbajtjen e emailit kërcënues. 
 
12227724_10153735035228151_8329309442413686173_n
“Tani e keni rradhën Ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundra SHTETIT ISLAMIK. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut” – thuhet ne mesazh. 

Kërcënimi vjen një ditë pas sulmeve terroriste në Paris dhe ndërkohë që Policia e Shtetit kishte njoftuar planin e masave për kalimin në gjendje gatishmërie.

Brigadat e Kuqe nuk janë aq të padëgjuara, boll të kujtojmë se pak para ndeshjes mes kombëtares sone dhe Serbisë, luajtur në ‘Elbasan Arena’, ato u shfaqen po me një kërcënim, i cili rezultoi një bllof. 

Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pas arrestimit të Ballist Morinës, ato kërcënuan se nëse nuk lirohej autori i ngritjes së dronit në Beograd një vit më parë, do kishte sulme dhe djegie në stadium.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura