Bashkëpunimi i tij me këngëtaren shqiptare, Dhurata Dora rezultoi mjaft i suksesshëm. Kënga “Zemër” mori 300 milionë klikime në ‘Youtube’ dhe reperi i njohur algjerian, Soolking duket se nuk po i ndahet shqiptarëve.
Për albumin i cili do të dalë së shpejti, ai ka zgjedhur një producent shqiptar.
Fjala është për Rzon, producenti i njohur i këngëve që u kthyen në hite si “Fustani” nga Elvana Gjata dhe Capo, “Pasha jetën” nga Capital T dhe Majk, “Malena” nga Getoar dhe Majk etj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al