Pas “spastrimeve”, Teuta e paqartë edhe për trajnerin

May 29, 2018 | 15:25
SHPËRNDAJE

Te Teuta akoma nuk kanë filluar planet për sezonit të ri sportiv, që këtë edicion ndryshe nga një vit më parë fillon në fund të gushtit. Një pjesë e lojtarëve e kanë mbyllur aventurën me bregdetarët, ndërsa në ditët e ardhshme pritet të sqarohet situata e të tjerëve. Brenda kësaj jave drejtuesit do zhvillojnë një analizë, por nuk e kanë me ngut.

Gentian Begeja

Fakti që nuk janë kualifikuar në kompeticionet europiane, ka bërë që t’i hedhin hapat të menduar mirë. Futbollistët që nuk lanë gjurmë gjatë fushatës së kaluar i kanë bërë gati “valixhet” dhe pjesa më e madhe e tyre janë larguar. Por ka edhe nga ata që e shohin të ardhmen në Durrës, ndërsa gëzojnë besimin e stafit. Në këtë moment prioritet për presidentin e Teutës, Edmond Hasanbelliu, është “timonieri” i skuadrës. Ka shumë dilema, akoma nuk dihet nëse do të qëndrojë Gentian Begeja apo do të afrohet një emër i njohur. Deri tani kanë qarkulluar disa emra, por vetëm kaq.

teuta

Pasi të caktohet trajneri, fokusi do të jetë totalisht te merkatoja, ku në skuadër pritet të afrohen rreth 6-7 lojtarë cilësorë. Moçka, Hakaj, Shkalla, Hrkaç, Gjorgjievski, Beqja, Kruja, Dediç apo edhe Latif, që kanë dhënë një kontribut të madh gjatë realizimit të objektivit mbijetesë, pritet që të qëndrojnë. Gjithsesi, verdiktin final do ta japë trajneri. Sigurisht lojtarët e dalë nga akademia si Kastrati, Lajthia apo edhe Vila janë pjesë e listës, ndërsa dyshime ka për kapitenin Arbër Çyrbja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura