Pas skandalit të Panamasë, edhe Facebook-ut i rritet presioni…

Apr 12, 2016 | 10:43
SHPËRNDAJE

Që nga zbulimi i skandalit të Panamasë, një klauzolë e re thuhet se është shtuar nga KE për të kërkuar kompanitë të deklarojnë sa para fitojnë nga të ashtuquajturat “strehë e taksave”.

Sipas “The Guardian”, presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker është në favor të iniciativës së re përmes së cilës, edhe Facebook, Google apo Amazon do paguajnë më shumë taksa në bazë të deklarimit të të ardhurave dhe fitimeve.

facebookzuckerberg

Komisioni Evropian është duke çuar përpara një plan që do të bëjë që Google, Amazon dhe Facebook të zbulojnë saktësisht se ku dhe sa taksa ata paguajnë në të gjithë kontinentin.

Projekt ligji u paraqit të martën në komision dhe u propozua pas skandalit të Panama Papers.

Kjo lëvizje vjen mes një presioni në rritje për të detyruar kompanitë më të mëdha të paguajnë pjesën e tyre të taksave.

Thuhet se ky është një propozim ambicioz për më shumë transparencë për tatimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura