Pas skandalit me varrezat greke, Naum Disho në burg për vjedhje energjie

Feb 12, 2016 | 11:03
SHPËRNDAJE

Policia e Korçës ka arrestuar kreun e OMONIA-s në këtë qytet, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga OSHEE dhe Policia, në banesën e tij, në lagjen nr 15, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

naum_disho_kr_i_omonias_korce

Naum Disho, 58 vjeç u arrestua në flagrancë në banesën e tij.

“Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal”,- tha Policia.

Disho është arrestuar edhe disa vite më parë lidhur me skandalin për varrezat greke.

Ne qershor te vitit 2011, Gjykata e Korçës dënoi me një vit burg kreun e OMONIA-s së këtij qarku, Naum Disho, me akuzën e dhunimit të varreve të vjetra të fshatit Boboshticë. Ndërsa dy punëtorët që kryen punime në këto varreza, Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe i denoi me 6 muaj burg, por me kusht që nëse përsëritin një vepër penale për një periudhë kohore prej 18 muajsh, marrin dënim edhe për këtë çështje.

Prokuroria kërkoi 2 vjet burg për kreun e OMONIA-s dhe nga 6 muaj burgim për dy punëtorët që kryen punimet prej betoni në varrezat e Boboshticës. Sipas organit të akuzës, nga hetimi i kryer ka rezultuar dhunimi i varreve deri në nxjerrje të eshtrave, apo betonizim të këtyre eshtrave. Sipas gjykatës, këto punime janë kryer me iniciativën dhe sponsorizimin e kreut të OMONIA-s, Naum Disho, pak kohë para se në këto varreza të zhvillohej ceremonia e përvitshme në memorialin e ngritur për nder të një ushtari grek të vrarë në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Disho u dënua me akuzën e dhunimit të varreve për shkak të ndërhyrjes me punime betoni në zgjerim të një platforme prej betoni dhe ngritjen e shkallëve po prej betoni mes për mes varrezave, duke i pastruar ato më parë nga shkurret dhe bari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura