Pas Shkodrës dhe Elbasanit, ja ku e ‘zhvendos’ parlamentin opozita të enjten

Sep 10, 2018 | 15:29
SHPËRNDAJE

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, opozita do ta ‘zhvendosë’ parlamentin në Durrës ditën e enjte.

basha

Në dy seancat e para për këtë sesion parlamentar të vjeshtës, opozita ka zgjedhur të mos marrë pjesë në Kuvened, por të mblidhet të Shkodër dhe Elbasan. Në të dyja rastet, para mbledhjes, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur ligjërata, duke denoncuar publikisht “lidhjet e qeverisë me krimin”.

Basha ka lancuar edhe aksionin e opozitës për “çlirimin e qeverisjes nga krimi”.

Së fundmi, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, projektligjin për vetingun e politikanëve.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura