Pas shkarkimit të Hajdarit/ Korab Lita: Nuk pranojmë asnjë anëtar të ri në grup për momentin. Ruçi: Problemet që kini brenda vetes…

Oct 28, 2019 | 10:33
SHPËRNDAJE

korab lita

Kryetari i ri i grupit te deputeteve demokrate ne Parlament, Korab Lita, u shpreh sot nga foltorja e Parlamentit se në mbledhjen e grupit më 24 tetor është vendosur të mos pranohet kërkesa e pesë deputetëve të opozitës që donin t’i bashkoheshin grupit demokrat.

“Grupi parlamentar më 24 tetor vendosi të mos pranojë kërkesën e deputetëve për anëtarësim. Grupi do vazhdojë të ketë 9 anëtarë. Me 5 vota pro dhe 3 kundër është vendosur që të mos pranohet asnjë anëtar i ri për momentin në grupin parlamentar demokrat”, deklaroi Lita.

Më 24 tetor, Lita deklaroi se disa deputetë kanë kërkuar të t’i bashkohen grupit parlamentar por se do shqyrtohen.

“Si kryetar i këtij grupi jam në pritje të njoftimit përmes shkresave. I shpreh mirënjohje kolegëve deputetë që duhan të na bashkohen. Sapo të kemi në dorë kërkesat e tyre do t’i shqyrtojmë të gjitha. Që nga krijimi, ka pasur si raste pranimi, si dhe deputeti Andi Përmeti që me shumicë votash e kemi rrëzuar kërkesën e tij për t’ju bashkua grupit tonë. Asnjë deputet nuk mund t’i bashkohet grupit tonë parlamentar se do Gramoz Ruci që të mbajë kryetare Rudina Hajdarin. I bëj thirrje Ruçit që mos të fusë hundët në çështjet e grupit tonë parlament. Se vendos ai se kush ikën dhe kush vjen tek grupi jonë. Ne jemi në kuvend për të mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi, reformën zgjedhore. Grupi parlamentar i shprehim mbështetjen Rudina Hajdarit si kryetare e komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore. Duhet t’i tërheqë vëmendje se ajo është aty si përfaqësuese e opozitës parlamentare dhe jo si përfaqësuese Ad-Hoc e Gramoz Ruçit”, tha Lita.

Por pergjigje i dha kreu i Kuvendit Gramoz Ruci i cili u shpreh:

“Ua kam thënë edhe më parë: është e drejtë ekskluzive e deputetit të largohet nga një grup parlamentar, dhe e drejtë e grupeve të përjashtojnë anëtarët e grupeve. Në këtë punë nuk jam unë, as kryetari i Kuvendit dhe as seanca. Është e drejta juaj, nuk ka punë as kryetari as seanca.  Problemet që kini brenda vetes, uluni, i zgjidhni, i konkludoni sipas rregullave demokratike të rregullores së Kuvendit”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura