Pas shkarkimit për falsifikim dokumentesh, flet gjyqtari Luan Daci: KPA ka shkelur dy Kushtetuta! Çështjen do e ndjek në gjykatën e Strasburgut

Dec 9, 2021 | 10:13
SHPËRNDAJE

Pas shkarkimit nga shkalla e dytë e vetingut, gjyqtari Luan Daci duket se nuk e ka pritur mirë vendimin. Në një prononcim për News24 pas seancës gjyqësore, Daci shprehet se vendimi i marrë ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

luandaci

Sipas tij, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkelur dy Kushtetuta. Ai përgjigjet se nuk do ta lërë me kaq këtë vendim, por do ta çojë çështjen deri në gjykatën e Strasburgut.

“Kushtetuta jonë është aneks. Ju jeni të interesuar për prishjen e vendimeve në Strasburg. Sot KPA me porosi ka shkelur 2 Kushtetuta. Do i drejtohem Strasburgut. Në Shqipëri është bërë edukatë shkelja e ligjit. Nuk do lejojmë, dhe të gjithë ne do japim kontributin tonë që të kthejmë gjykimin e drejtë. Ne këtu jemi dhe do ballafaqohemi me vendimin e saj” – tha Daci.

Daci është shpallur fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Pas këtij vendimi nga Gjykata e Lartë, KPA nisi procedurat për largimin e Dacit si anëtar i këtij institucioni.

Daci akuzohet per falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. Ai nuk ka treguar shkarkimin e tij nga detyra në vitin ’97.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura