Pas shkarkimit nga puna, zbulohet lidhja e spikeres Greta Hoxha me kolegun e televizionit

Sep 13, 2018 | 17:14
SHPËRNDAJE

As dy muaj pas shkarkimit nga televizioni “Zjarr Tv”, zbulohet lidhja e Greta Hoxhës me kolegun, Kristin, një nga teknikët e kësaj mediaje. Spikerja, e cila u bë e njohur pas daljes në këtë televizion duke dhënë lajmet me dekoltenë zbuluar, u shkarkua nga puna në mes të muajit korrik, një lajm i konfirmuar nga vetë pronari i këtij televizioni, Ismet Drishti.

GRETA

Vetë Greta s’u prononcua për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me televizionin ku punonte këto vite, por vendosi të largohej për pushime jashtë vendit, pikërisht në ishullin Santorini të Greqisë. Tashmë, me rikthimin në Tiranë, edhe pse nuk ka të reja sa i takon fillimit të punës në ndonjë televizion tjetër, vetë Greta ka vendosur të jetë më e hapur sa i takon jetës sentimentale. Ajo ka postuar foto e video me djalin që komentohet si i dashuri i saj, të cilin thuhet se e ka njohur gjatë kohës që punonte në “Zjarr TV”.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/pas-shkarkimit-nga-puna-zbulohet-lidhja-e-spikeres-greta-hoxha-me-kolegun-e-televizionit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura