Pas shkarkimit nga puna, spikerja me gjoks zbuluar Greta Hoxha arratiset për pushime në Santorini

Jul 30, 2018 | 15:10
SHPËRNDAJE

Greta Hoxha, vajza që u bë e njohur pas shfaqjes në televizionin “Zjarr Tv”, e cila prezantonte edicionin e lajmeve me dekoltenë zbuluar, u shkarkua nga puna pak ditë më parë. Lajmi u konfirmua nga pronari i këtij televizioni, Ismet Drishti, i cili nuk bëri publike arsyet e shkarkimit. Vetë Greta s’u prononcua për ndërprejen e marrëdhënies së punës me televizionin ku punonte këto vite, por ka menduar të largohet nga Shqipëria për të nisur disa ditë pushime jashtë vendit, në ishullin Santorini të Greqisë. Ajo ka postuar foto me bikini, ku shfaqet e lumtur, ndërkohë që nuk mungojnë komplimentet që i bëjnë ndjekësit dhe fansat që ka bërë për vete gjatë kohës që punonte si spikere e lajmeve në “Zjarr tv”.

greta1

Ka prej tyre që e pyesin edhe për arsyen e largimit nga ekrani, por që ajo ka preferuar të heshtë. Edhe pronari i këtij televizioni, Ismet Drishti, u shpreh për “Panoramën” pak ditë më parë se bashkëpunimi me Hoxhën ishte mbyllur pas një “mosdakordësie”, duke mos dhënë shumë detaje për të ruajtur privatësinë e gazetares.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/pas-shkarkimit-nga-puna-spikerja-me-gjoks-zbuluar-greta-hoxha-arratiset-per-pushime-ne-santorini/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura