Pas sherrit, vëllezërit Stefi dhe Aurela Gaçe pajtohen

Oct 9, 2019 | 16:19
SHPËRNDAJE

Marrëdhënia e tyre u kris dy vite më parë për shkak të një keqkuptimi. Por duket se marrëdhënia e Endri Priftit dhe Aurela Gaçes është rregulluar.

Artistët këtë e kanë demonstruar përmes një fotoje të publikuar në fanpage-in e vëllezërve Stefi ku shihen të tre. Ata do të bashkohen sërsih bashkë për të kënduar live çdo të premte më pranë publikut.

“Kaubojsat dhe zonja,” shkruhet në postim.

Kujtojmë se në një intervistë më parë Stefi Prifti ju referuar konfliktit si një ‘gjë e vogël, një telefonatë me viva voce’, por që u krisi marrëdhëniet mes tyre.

“Asnjëherë nuk jemi ndarë, që kur jemi njohur e deri tani kemi qenë miq dhe kolegë të jashtëzakonshëm. Kishim një biznes të përbashkët me Aurelën dhe një shokun tonë nga Tirana. Pastaj për disa arsye… ishte një gjë e vogël, një keqkuptim, një telefonatë, një viva voce që Aurela me atë kolegun tjetër… Ishte një incident, le ta themi kështu, i cili e plasariti xhamin dhe ajo kur plasaritet nuk ngjitet. Unë kam qenë i fundit që kam biseduar me Aurelën atë kohë, i thashë harroje. Më tha ‘nuk mundem tani’ dhe ajo vazhdoi më vete, ne vazhduam koncertet,” u shpreh Stefi atëherë.

Por përmes një fotoje të publikuar në fanpage-in e vëllezërve Stefi, ku shihen të tre, duket se gjërat u vunë në vend dhe tre artistët do t’i shohim sërish duke kënduar bashkë duke kënduar netëve ‘live’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura