Pas sherrit për “treshen”, Ilir Shaqiri puth Monika Lubonjën: Kisha nevojë ta bëja

Jan 13, 2022 | 17:09
SHPËRNDAJE

Pas sherrit për “treshen”, Ilir Shaqiri ka bërë veprimin e papritur duke puthur në faqe Monika Lubonjën.

Teksa bisedonin së bashku, balerini iu afrua dhe e puthi në faqe aktoren, e cila mbeti e habitur nga ky veprim i tij.

Ajo e pyeti se përse e bëri këtë veprim dhe Iliri u shpreh se ishte thjesht një puthje të cilën kishte nevojë t’ia jepte. Por kjo nuk do të thotë se lufta midis tyre nuk ka përfunduar.

Pjesë nga biseda:

Monika: Çfarë është kjo?

Iliri: Është një puthje, nuk ka asnjë lloj gjëje…

 Monika: Vetëm thjeshtë një puthje?

Iliri: Po, kisha nevojë të ta jepja dhe ta dhashë

Monika: Pra lufta jonë vazhdon?

Iliri: Po sigurisht…

Kujtojmë se Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja ishin shumë miq të mirë brenda shtëpisë së BBV por marrëdhënia e tyre u prish në momentin që aktorja zgjodhi Beatrix Ramosjan për ta shpëtuar nga nominimi i javës.

Koreografit nuk i erdhi aspak mirë nga ky veprim i aktores dhe që prej asaj kohe mes tyre ka pasur debate të ashpra. Ndërsa pati edhe ofendime, ku pas një keqkuptimi Monika Lubonja i përmendi edhe bashkëshorten Ilir Shaqirit.

Ky i fundit po diskutonte me balerinin Dritan Brame në lidhje me provën javore, ai i kërkoi që ta ndihmonte për të mjelë dhinë duke përdorur termin “e bëjmë treshe”.

“Ti hapi këmbët unë e mjel, e bëjmë treshe”, tha Ilir Shaqiri, fjalë që sollën reagimin e ashpër të aktores Monika Lubonja, e cila u mendoi se ky term iu dejtua asaj dhe tha: “Të kapi dhinë e vetë atje (gruan), dhe ta kthejë si të dojë, le të marri dhe Tanin pastaj për ndihmë”.

   

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura