Pas sherrit nxirren thikat në Gjermani, arrestohet edhe një shqiptar

Mar 17, 2018 | 8:19
SHPËRNDAJE

Një ditë pas dhunës së ushtruar ndaj 23 vjeçarit sirian në Oberhausen është arrestuar një bashkëkombas i tij, 17-vjeç.

thike

Ky i fundit duhet ta ketë goditur me thikë në mes të rrugës, pas një zënke verbale në një “Internetcafe”, përcjell albinfo.ch. Siç bënë me dije nga Prokuroria dhe policia, mjaft dëshmitarë u arratisën pas ngjarjes.

Në bazë të dëshmive të marra nga njerëzit e pranishëm në vendngjarje, më pas janë arrestuar edhe dy persona tjerë: një sirian (17) dhe një shqiptar (18), duke e çuar në tre numrin e të dyshuarve.

Dy të fundit, pas pyetjeve të policisë, janë lëne të lire, kurse i dyshuari i parë duhet të dalë përpara gjykatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura