Pas sherrit me Samantën reagon Young Zerka: Mosmirnjohëse

Nov 25, 2019 | 12:02
SHPËRNDAJE

Pak kohë më parë u diskutua shumë në media rreth sherrit  mes Samanta Karavellës dhe Young Zerkës ku ky i fundit u shpreh se këngëtarja nuk e meriton famën që ka.

Menjëherë pas kësaj reagoi Samanta në rrjetet sociale duke shkruar:

“O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”. E ftuar një javë më pas në “Shiko kush luan”, Samanta deklaroi se me Zerkën dhe Ronelën nuk do bashkëpunonte kurrë.

Pas postimeve të këngëtares dhe ngacmimeve të njëpasnjëshme, ka reaguar Zerka. Ai për herë të parë ka folur për ‘prive’ ku ndër të tjera tha:

“Unë nuk njihem që shkaktoj sherre, gjithmonë mundohem t’i shmang këto gjëra. Isha në një pozitë që duhet të zgjidhja. Unë ashtu e shoh. Nuk e di pse personi e mori aq personale, siç e patë vetë çfarë nxori. Më vjen keq për njerëzit që janë mosmirënjohës. Gjithsesi i urojmë suksese kushdo që të jetë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura