Plas sherri në Maqedoni/ Ivanov ‘përzë’ Zaevin, takimi vetëm 6 minuta

Jun 13, 2018 | 12:27
SHPËRNDAJE

Vetëm gjashtë minuta zgjati takimi ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev e ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov me presidentin Gjorgje Ivanov, të cilin e informuan për marrëveshjen për emrin me Greqinë.

Zaev-Ivanov

Automjet e Qeverisë të shoqëruara me një eskortë policie mbërritën në rezidencën presidenciale në 10:03 minuta, ndërsa portat u mbyllën në 10:09, raporton makfax.

Ndërkohë, nga kabineti i Ivanov kanë theksuar se takimi ka zgjatur vetëm dy minuta dhe se presidenti do të shprehë qëndrimin e tij në një fjalim që do ta mbajë para qytetarëve të vendit.

Ivanov është shprehur se insiston për një zgjidhje që nuk do të shkaktonte ndryshime kushtetuese.

Presidenti ka vlerësuar si “joserioze dhe të papërgjegjshme” që një çështje e rëndësishme të zgjidhet me anë të telefonit dhe marrëveshjen personale ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve.

Sakaq, mbrëmjen e të martës u arrit marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e ri i cili do të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”./INA

Ivanov doli nga Takimi 
“Kryeministri Zaev dhe ministri i punëve të jashtme Dimitrov patën një tentim konstruktiv për prezantim dhe diskutim për përmbajtjen e marrëveshjes, por Presidenti Ivanov e ndërpreu dhe u largua takimin dhe ka refuzuar të bisedon për përfitimet nga kjo marrëveshje historike për ardhmërinë maqedonase”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, raporton Zhurnal.

Qeveria ka ftuar gjithë faktorët politik që të bashkohen rreth prioriteteve kombëtare dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetarëve dhe për hyrje të Maqedonisë në NATO dhe BE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura