Pas SHBA dhe BE pro ndryshimit të kufijve: I takon Vuçiçit dhe Thaçit

Aug 25, 2018 | 21:19
SHPËRNDAJE

Bashkimi Europian për herë të parë ka folur për çështjen e ndryshimit të kufijve në negociatat ndërmjet Thaçit e Vuçiq.

Komisioneri europian për Zgjerim, Johannes Hahn i cili ka marrë pjesë sonte në panelin e Forumit të Alpbach ka thënë se nëse zgjidhja nënkupton ndryshim kufijsh atëherë duhet të jepen garanci që nuk do të këtë efekt në vende tjera.

hahn

“I takon Vuçiqit dhe Thaçit që ta gjejnë një zgjidhje. Ne nuk do të imponojmë asgjë nga jashtë. Ama e përsëris se çfarëdo zgjidhje që gjendet, duhet të jetë e përshtatshme dhe që i kontribuon stabilitetit rajonal e jo të shkaktojë jostabilitet diku tjetër. Duhet ta marrim këtë garanci prej tyre”, tha Hahn.‘E duartrokas angazhimin e Vuciqit dhe Thaçit. Në radhë të parë zgjidhja duhet të vijë nga ata. Por patjetër duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin. Kjo do të jetë e rëndësishme për BE’në’, shtoi ai./Ekspres

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura