Pas seksit vjen xhelozia, Alba sulmon Marsuelën për Diedonin

Apr 25, 2015 | 8:53
SHPËRNDAJE

Deri para një muaji, loja e tyre poshtë çarçafëve u etiketua “dashuri në orët e vona”, ndërsa tani mund të konsiderohet “seks” në kuptimin e plotë të fjalës. Dy të dashuruarit e “Big Brother 8”, Diedoni dhe Alba, nuk përmbahen më, ashtu siç është parë në skenat e filmuara në shtrat dhe që po qarkullojnë me shpejtësi në internet.


Në pak minutat e intimitetit të tyre në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat, ata nuk shkëmbejnë puthje, por thjesht përpiqen të trukojnë sa më shumë me anë të çarçafit marrëdhënien intime, ndërsa janë nën vëzhgimin e kamerave. Nuk kanë qenë të pakta komentet që u janë bërë nga ndjekësit e “BB8”, kur, siç ndodh çdo vit, e paragjykuara në këtë rast ka qenë lojtarja femër, Alba.

Por ajo vetë marrëdhënien e saj me Diedonin nuk e sheh thjesht si një flirt, për ta frenuar veten në shtrat me të. Edhe pse njohja e tyre nisi si një aleancë, duke u bërë çift për hir të lojës, ata nga dita në ditë u ndjenë aq mirë pranë njëri-tjetrit, sa shumë shpejt e shndërruan në një lidhje të vërtetë dashurie. Ajo që e shfaq hapur afeksionin për stomatologun nga Mitrovica është Alba, e cila përpiqet që me çdo kusht t’u bëjë të ditur të gjithë banorëve se e ka gjetur shpirtin e saj binjak. 

Por, nga ana e tij, 26-vjeçari, i cili ka dëshmuar botën shpirtërore prej artisti dhe adhuruesi të muzikës rock, është më i kalkuluar në sjelljen ndaj Albës. Madje, si shkak i ndjenjës që e ka pushtuar, Alba tashmë po humb edhe kontrollin, siç ishte konflikti i saj me Marsuelën. Xhelozia e vajzës nga Tirana ka kaluar çdo cak, në momentin që ajo reagoi ekstremist ndaj rivales së saj, duke i hedhur ujë të nxehtë në kokë.

Shpesh Alba është ndier e mërzitur dhe ka dashur të diskutojë tentativat e Diedonit për ta bërë atë xheloze me vajzat e tjera të “BB8”. Pavarësisht fërkimeve të përditshme, çifti Alba-Diedon kalojnë pothuaj çdo natë në të njëjtin krevat mes përqafimesh, puthjesh dhe ledhatimesh. Edhe pse thyejnë rregullat e “çiftit ne lojë” të vendosura nga “Vëllai i Madh”, ata sërish flenë bashkë.

Le të shohim se si do të ecë historia e tyre dhe nëse do të vazhdojë të tronditet nga xhelozitë e inatet. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, ata kanë premtuar se kur të dalin nga shtëpia, do të shpërndajnë llokumet, pra do të hedhin një hap të rëndësishëm në lidhje, që do të jetë fejesa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura