Pas rritjes së çmimit të biletës, Bashkia 10 kushte për urbanët

Jan 31, 2016 | 11:44
SHPËRNDAJE

Nga disa e nesërme, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Policia Bashkiake do të jenë në terren për të kontrolluar shoqërinë e transportit urban në Tiranë për plotësiminin e 10 kushteve që ka vendosur Bashkia.

Nëse do të konstatohen shkelje atëherë këto shoqëri do të gjobiten deri në heqjen e licencës, tha Arbër Mazniku.

arber-mazniku

Nënkryetari i bashkisë i bëri sot publike për mediat 10 masat e vendosura të cilat janë:

1 -Respektimi rigoroz të orareve të fillimit dhe mbarimit të shërbimit

2- Respektimi rigoroz i frekuencës së stacionit të autobusëve

3- Respektimi i shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve

4- Gjatë kryerjes së shërbimit do të qëndrojnë në çdo stacion të linjës

5- Të gjitha mjetet do të pajisen me emrin e linjës, ngjyrën, numrin dhe shenjat e tjera të identifikimit.

6- Të gjitha mjetet duhet të jenë të pajisur me kondicionerë funksionalë të cilët do të jenë gjithmonë në punë.

7- Të kenë pastërti si jashtë dhe brenda mjeteve.

8- Të vendosin itenerearin e lëvizjes.

9-  Personeli të pajiset me uniformë.

10- Nuk do tolerohet asnjë keqkomunikim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura