Pas rrëzimit të qeverisë ‘Kurti’, Isa Mustafa tregon çfarë do bëhet me ministrat e LDK-së

Mar 26, 2020 | 10:11
SHPËRNDAJE

isa-mustafa

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ai nuk do t’i tërheq ministrat e zëvendministrat e partisë së tij nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Ai tha se megjithëse koalicioni ka rënë mbrëmë, i mbetet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të vendosë nëse do të punoj me ata në kohën e pandemisë.

isa mustafa status

Këtë Mustafa e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se derisa të zgjdhet qeveria tjetër, i mbetet Kurtit të vendos se si të veproj, të punoj me minsitrat apo t’i liroj, siç bëri me zëvendëskryeministrin Hoti.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, shkruan Mustafa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura