Pas rrëmujës që bënë tifozët e Feyenoord dhe Romës, Tirana sot i rikthehet normaliteti, Veliaj: Kryeqyteti xixë!

May 26, 2022 | 10:10
SHPËRNDAJE

Një ditë pas finales së madhe të Conference League, Tirana i është kthyer normalitetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka kushtuar një vëmendje të veçantë të gjithë punëtorëve të cilët kanë pastruar të gjithë kryeqytetin me qëllim që të ishte gati për sot në mëngjes.

“Kampionët e tjerë! Ata janë punëtorët e qytetit që e kthyen në normalitet brenda pak orësh kryeqytetin me gjithë fluksin historik të konsumit. Sot në mëngjes Tirana xixë! Ju jemi të gjithë shumë mirënjohës”, shkruan Veliaj ndërsa publikon edhe fotot e punëtoreve qe pastrojnë Tiranen.

Kujtojmë që për dy ditë më radha Tirana u shndërrua në kryeqendrën e Evropës. Mijëra tifozë nga Italia dhe Holanda erdhën në Shqipëri për të parë finalen e madhe të Conference League.

282562174_556641415831030_6050459769164725276_n 283300726_556641369164368_949094840060026897_n 283943362_556641395831032_7075268561017375903_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura