U rikthye në krye të partisë/ Sali Berisha mbledh të shtunën Këshillin Kombëtar, pritet të zgjidhet kryesia e PD

May 23, 2022 | 21:26
SHPËRNDAJE

Një ditë pas rizgjedhjes së Sali Berishës, Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Në njoftim thuhet se mbledhja do të mbahet në orën 11:00 në selinë qëndrore të PD.

sali berisha

Në këtë mbledhje pritet të zgjidhet kryesia e PD ndërsa do të diskutohet pika të tjera që lidhen me organizimin e selisë blu.

Njoftimi është bërë nga Komisioni i Rithemelimit një ditë pas rizgjedhjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD.

Njoftimi

Pas përfundimit të procesit zgjedhor për Kryetarin e PD, ditën e shtunë, me datë 28 maj 2022, ora 11.00, në selinë qendrore të PD, do të mblidhet Këshilli Kombetar i PD.

Në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura