Pas Rita Orës, edhe Ermal Meta vendos të rindërtojë shtëpinë e një familje në Tiranë

Dec 2, 2019 | 10:09
SHPËRNDAJE

f5d0fe5f-cdf4-455e-be94-9c7958084248

Pas Rita Orës, një tjetër këngëtar shqiptar me famë botërore është sensibilizuar me familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këngëtari Ermal Meta i është përgjigjur thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ashtu si Rita Ora ka vendosur që me financiat e tija të ndërtojë një tjetër shtëpi të shkatërruar nga tërmeti.meti i 26 nëntorit. Këngëtari Ermal Meta i është përgjigjur thirrjes së kryetari

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ermal Meta nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale teksa i bën thirrje edhe figurave të tjera por edhe fansave të tij që të kontribuojnë për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë në këto moment të vështira.

cedcaf87-85aa-4e80-a205-9bd71a5e90ab
“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliaj duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, – shkruan Ermal Meta në rrjetin social instagram.

Ndërkohë që po ashtu ai ka publikuar që më parë në faqet e tija në rrjetet sociale edhe thirrjen për të ndihmuar financiarisht Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor.

“Edhe pak bën ndryshim. Nëse mundeni shpërndajeni ju lutem”, shkruan Meta ndërsa ka publikuar mesazhin sensibilues për të kontribuar në përballimin e kësaj situate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura