Duket se pas Ricky Martin, një tjetër yll i muzikës latine do të vijë për të performuar për herë të parë në Tiranë.
Bëhet fjalë për këngëtarin Enrique Iglesias, i cili do të dhurojë një super performancë në kryeqytet ME 30 qershor gjatë javës së Kulturës Spanjolle.
Lajmi është konfirmuar edhe nga një postim I Ministres së Kulturës ku e quan Tiranën stacionin e yjeve.
Kujtojmë se Enrique është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave, sipas Billboard Latin Music Awards në vitin 2020.