Pas rënies nga pesha, zhvishet edhe Xhesika Polo

May 16, 2015 | 15:54
SHPËRNDAJE


Kishte kohë që dëshironte të vinte në formë dhe të bënte një fizik si disa kolege të saja. Vajza, e cila sprovoi veten në shumë talent-show si dhe pjesëmarrëse në shumë festivale për të rinj dhe me një vokal potent, sot e sheh se talenti dhe vokali nuk të mjaftojnë për të qenë në qendër të vëmendjes. Kështu, edhe Xhesika Polo, pasi largoi disa kilogramë nga trupi i saj, ka vendosur që në projektin e ri që është duke e xhiruar, të zhvishet. Por atë ta bëjë pak më ndryshe se koleget e tjera, jo të tregojë gjithë trupin, por vetëm të provokojë paksa. Fotot, të cilat i ka postuar në facebook, kanë marrë shumë komente, duke e pëlqyer edhe për guximin. Polo është zbulim i talent show-t “X Factor”. Ajo ka marrë pjesë edhe në disa festivale ku ka rezultuar e suksesshme, sepse zëri i saj është brilant. Gjithashtu Xhesika është mbesa e këngëtares së njohur të muzikës popullore, Valbona Mema.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura