Pas refuzimit të kandidaturës për Beratin, Lefter Maliqi: Jeta vazhdon

Apr 14, 2015 | 12:45
SHPËRNDAJE

Ish deputeti i PD-së, Lefter Maliqi prej disa muajsh kishte shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Beratit.

Ish deputeti Maliqi dhe kreu i PD Basha

Madje ai kishte nisur edhe takimet me qytetarët, ndërkohë që aktivitetin e ti paraelektoral e ka publikuar në faqen e tij në Facebook.

Por sot në mëngjes Partia Demokratike vendosi të kandidojë kryetarin e PR-së së këtij qyteti, Kasem Mahmuataj, duke ia ‘mbyllur derën’ Maliqit.

Në reagimin e parë në facebook lidhur me këtë vendim të PD-së, Maliqi shkruan “Jeta vazhdon! Mirenjohje.!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura