Pas reagimit të Donald Lu për Xhafajn e të vëllanë, ish-ministri: Halli është se kjo çështje po shkon drejt…

Jun 7, 2018 | 16:56
SHPËRNDAJE

Ish ministri i Drejtesise Ylli Manjani, ka reaguar pas deklarates se ambasadorit Donald Lu per akuzat ndaj ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj dhe vellait te tij si dhe vertetesine e audiopergjimit te publikuar nga PD.

“Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”, tha ambasadori Donald Lu.

Por per Manjanin, “cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit, ligjerisht duhet ta ziejnë dhe ti pijnë lëngun!”.

manjani

Postimi i plote i Manjanit:

Cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit, ligjerisht duhet ta ziejnë dhe ti pijnë lëngun!

Po në bazë të ligjit, letrën që do shkruhet ajo përgjigje, me nder Jush, mund ta përdorin kur të mbarojnë punë në hale. Uroj të jetë letër e butë…

Këtë akt nuk e përdor dot para asnjë gjykate! Sepse ky është akti i degjenerimit hetimor në Shqipëri!

Prokuroria nuk kreu asnjë veprim hetimor verifikues, si thirrja verifikimi i telefonatave apo balladaqimi i personave. Përkundrazi lejoi largimin mga territori edhe të Agronit (Gerondit) edhe të Albertit (Babales).

Prokuroria as palo kallëzimin e bërë natën nga Agroni, nuk e bëri dot deponim proçedural. Pra pa bërë veprimet e thjeshta hetimore, nxitoi të mbështeste deklarimet publike të Ramës për mos autenticitetin.

As vetë Fatmiri nuk e priste këtë gjë, sepse ishte i bindur që takimi kishte ndodhur, ndaj e nisi vëllanë për gjithë natën në burg!

Prokuroria tashmë është e pa besueshme sepse është tërësisht në shërbim të vëllait të Agronit.

Shpejtësia mahnitëse me të cilën punoi Prokuroria natën, e bëjnë atë përfundimisht gazi i ditës!

Ndaj, ka të drejtë Ambasadori Lu, kur kërkon “hetim të pavarur”, për këtë çështje! Tjetër gjë se si erdhëm deri këtu…

Halli është se kjo çështje po shkon drejt shuarjes, si të gjitha të tjerat….

Ne na rroftë reforma!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura