Pas Ramës, edhe ministrat zbresin në bazë për të shpërndarë libra falas

Sep 9, 2018 | 12:41
SHPËRNDAJE

Shpërndarja e librave shkollorë falas nga klasa e I deri në klasën e IV ka nisur edhe në Malësinë e Madhe. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut ka shprërndarë librat falas për pesë fëmijë të dy familjet në nevojë në këtë zonë.

b84c26e2-336e-407e-bd13-62b7671e5684

Ministri Bushati tha se kjo politikë e qeverisë do zgjerohet edhe më tej. “Këtë vit jemi përpjekur të mundësojmë libra falas nga klasa e parë në të katërt dhe për familjet me mungesë të ardhurash do të rimbursohen. Vitin tjetër do përpiqemi ta zgjerojmë sa më shumë këtë nismë, pasi edukimi është i rëndësishëm për fëmijët por dhe vendin”, u shpreh ai. Për Ministrin Bushati invetimi në dije dhe edukim bën diferencën e shoqërive të zhvilluara.

Babai i katër fëmijëve, Zoji, thotë se vitet e shkuara nuk e përballonte dot blerjen e librave për fëmijët e tij, për të cilat detyrohej të merrte borxh dhe t’i shlyente nga pak. I sëmurë prej 15 vitesh, dhe me pak të ardhura familjare ai thotë se kjo nismë ia lehtëson barrën financiare të fillim vjeshtës.

0742481f-2062-4576-825c-57c54275ad8f

Këtë vit shkollor librat po shpërndahen falas në të gjithë vendin për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë jepen falas edhe për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike që ndjekin klasën e 5-të e lart. Shqipëria është vendi i parë në rajon që shpërndan libra falas për të gjithë fëmijët pa përjashtim.

8b3c71a7-8dcc-4074-b620-4914d813c1e1

Ndëkokohë qe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në një familje që përfiton ndihmë ekonomike u shpreh se do të vijojë mbështetja financiare për çdo fëmijë që nuk braktis shkollën.

“Vendimi për libra falas nga klasa e parë në të katërtën për çdo fëmijë si dhe për të gjitha klasat për fëmijët e familjeve në nevojë, lehteson rreth 190 mijë familje, duke treguar vëmendjen e qeverisë shqiptare te arsimimi i fëmijëve që janë e ardhmja e Shqipërisë Europiane”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se të gjithë familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike do të marrin pagesën e posaçme për çdo fëmijë që nuk braktis shkollën si dhe për çdo fëmijë që vaksinohet.

Janë 70 mijë fëmije të familjeve në nevojë, si fëmijë të familjeve me ndihme ekonomike, të komunitetit rom dhe egjiptian, me aftësi të kufizuar, fëmijët pa mbështetje prindërore, etj që përfitojnë me këtë vendim të qeverisë, libra falas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura