Pas puthjes treshe, Rita Ora dhe i dashuri i saj i shmangen aktores së njohur në “Met Gala 2021”

Sep 15, 2021 | 23:05
SHPËRNDAJE

Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika Waititi, e shmangën aktoren Tessa Thompson gjatë festës në “Met Gala”, pas puthjes treshe që shkëmbyen në fillim të këtij viti.

rita ora, taika waititi (2)

46-vjeçari Taika ishte në titujt kryesorë të mediave në të gjithë botën për shkak të puthjes me dy vajzat në ballkonin e shtëpisë së tij më 23 maj, shkruan “Daily Mail”.

Rita Ora dhe i dashuri i saj u larguan nga festa menjëherë pas Tessa-s. Ndërkohë, Tessa e kaloi natën e shoqëruar me një çift tjetër, Channing Tatum dhe Zoe Kravitz.

rita ora, taika waititi (3)

Pavarësisht kritikave që mori si nga rrjeti, ashtu edhe nga kolegët e tij, Taika tha gjatë një interviste të dhënë më parë se nuk ishte “i mërzitur” nga vëmendja që fotot morën.

Ai tha: “Jo vërtet. Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka harrohet shumë shpejt. Dhe gjithashtu a ka ndonjë problem të madh me to? Jo, jo dhe aq. Unë nuk po bëja asgjë të keqe. Çdo gjë është në rregull”.

Pavarësisht se dyshja mbetën miq, treshja nuk u fotografua së bashku në “Met Gala”.

rita ora, taika waititi (8) rita ora, taika waititi (7) rita ora, taika waititi (6) rita ora, taika waititi (4) rita ora, taika waititi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura