Pas puthjes, Beatrix Ramosaj i hyn në shtrat Donald Veshajt! Përqafime dhe …, në krevat me ta edhe një banor tjetër

Dec 3, 2021 | 12:09
SHPËRNDAJE

Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj po shijojnë historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Dyshja shkëmbyen mbrëmjen e së enjtes puthjen tyre të parë, duke u shpallur çift.

donald veshaj beatrix ramosaj

Pasi mbrëmjes romantike Donaldi dhe Beatrixi kanë shkuar të shtrihen, por këngëtarja s’ka rezistuar dot dhe ka shkuar në shtratin e aktorit duke u zgjuar mëngjesin e sotëm të përqafuar.

Por në krevat me çiftin ka qenë edhe Dj PM, pasi ky i fundi ndan shtratin me Donald Veshajn.

Edhe pas ardhjes së Beatrix Ramosaj nuk e ka prishur terezinë, duke vazhduar të flejë dhe duke bërë sikur s’po ndodhte asgjë në krevatin e tij.

beatrix ramosaj donald veshaj PD1

Ndërkohë çifti vazhdonin të flisnin dhe përqafoheshin me njëri-tjetrin, pas u ndikuar aspak nga prania e DJ PM.

Këngëtarja dhe aktori u puthën gjatë lojës ku duhej të luanin rolin e nuses dhe dhëndrit, ndërsa pëlqimin mes tyre e kanë deklaruar prej disa ditësh.

beatrix ramosaj donald veshaj PD

“Nuk e prisja, e humba. Kam frikë të iki andej se nuk shkëputem dot prej tij”, i tha Beatrix Ramosaj, Enxhel Shkirës gjatë një bashkëbisedimi pas puthjes.

Ndërkohë teksa kanë qenë në oborr, e përqafuar me Donaldin, Beatrix i ka tregoi PM, se e ka pasur shumë të vështire ta fshihte pëlqimin e saj ndaj aktorit, teksa u shpreh: “A s’më ke parë që bëja punë se s’po mundesha, se sa fort të vështirë e kisha? Po thosha që e kisha të vështirë se kur rri me ty nuk iki dot e mundohesha të gjeja 1 milion punë e thjesht të merresha me një gjë.”

 

Kujtojmë se Donald Veshaj i premtoi ish-partneres së tij, Bora Zemanit se nuk do të niste një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother Vip, madje edhe e puthi në buzë në momentin kur moderatorja shkoi ta takonte.

Ndërsa në përvjetorin e lidhjes së tyre i dërgoi brenda një pakoje me ëmbëlsira varësen e tij, që ta mbante në qafë, si shenjë dashurie.

Ndërkohë Beatrix Ramosaj, në faqen e Bora Zemanit, para se te hynte në BBV, ajo i komentonte moderatores: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh me zemër në dorë dje, i çmenda komshinjtë duke bërtit love you zemër!!!!”. Në atë periudhë ajo, nuk kishte hyrë ende në Big Brother.

Ndërsa një video e këngëtares ku kërcen nën ritmin e një këngë me tekst “edhe burrin ta marr” është bërë virale, pasi i kushtohet mënyrës se si ajo i mori partnerin shoqes së saj, ndërkohë që duartrokiste dashurinë e tyre.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura