“Shpronësime 100% edhe pse…”, Veliaj sqaron deklaratën e djeshme: Ja cilët quajta shpellarë

Nov 14, 2018 | 14:27
SHPËRNDAJE

Pas protestës së mbrëmshme tek “Unaza e re” në Tiranë, ku banorët shpërthyen në thirrje plot revoltë pas etiketimit si shpellarë dhe akuzave në adresë të kryebashkiakut që i kishte fyer, ka reaguar me një sqarim Erion Veliaj.

Dr91o_pXgAEhw_2

“Sqarim: -shpellare quajta deputetet e Saliut qe i sulen barbarisht zonjave police te bashkise! S’i quaj dot deputete keta prehistorike. – Saliu i vrau me plumba ne mish ne bulevard, le me t’i lejonte te dera – Shpronesimet 100% edhe pse shumica lloto, lavazhe e 8 kate pa leje”, është shprehur Veliaj në një postim në Twitter.

Kujtojmë që ditën e djeshme banorë të zonës së Unazës së re, protestuan para Bashkisë së Tiranës, ku tentuan dhe të hynin brenda godinës, Veliaj reagoi pak orë më vonë.

Në një reagim kreu i bashkisë tha se protesta e banorëve po shtyhet nga PD. “Fatmirësisht shumica e qytetarëve do që unaza të bëhet. Mjafton të pyesni qytetarët që janë sot te Bulevardi i Ri dhe të shikoni çfarë mrekullie ka dalë bulevardi i ri për qytetin dhe si po zhvillohet Tirana aty. Ishte po e njëjta parti me këtë stilin shpellar, dhuno, prish, blloko, jo po s’duam, jo po mos e prek. Ja ku është sot bulevardi. Kush do dëshmi mjafton të bëjë rrugën nga TEG te Fabrika e Miellit për 3 minuta. Pyesni njerëzit te Komuna e Parisit, pyesni njerëzit te Liqeni i Thatë, pyesni njerëzit në farkë dhe në Lundër, pyesni njerëzit që shkojnë në të gjithë pjesën juglindore të Shqipërisë për të dalë në Elbasan”, ishte ky reagimi i Veliajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura